Rita Ora e droguar?!

Ndoshta keni dëgjuar dhe lexuar lajmet më të fundit në medie, që mbajnë tituj, “Rita Ora e droguar dhe e alkoolizuar”. Por në fakt bëhet fjalë për një rol në një film, që këngëtarja nga Kosova do të luajë së shpejti.

“Southpaw” është filmi me regji të Jake Gyllenhaal, në të cilin Rita do të luajë rolin e një vajze të varur nga droga. Në foton e publikuar në medie, ajo duket krejtësisht e shpërfytyruar, e droguar dhe e rrahur.

Përzgjedhja e Rita-s si një ndër personazhet protagoniste është bërë për arsye të sukseseve të saj muzikore vitet e fundit, por edhe për shkak të dy roleve në filmat “Fifty Shades of Grey” e “Fast and Furious”.

Producentët janë shprehur optimistë për rolin e Rita Orës në këtë film, edhe pse nuk kanë dhënë asnjë detaj se çfarë emri do të mbajë ajo në film, dhe a do të jetë aktorja kryesore.

Lajme të ngjashme

Back to top button