14 persona janë lënduar në shtatë aksidente në Shkup

­ Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në shtatë aksidente që kanë ndodhur dje në qytetin e Shkupit. Prej tyre, dy janë shoferë të automjeteve motorike, shtatë bashkëudhëtarë, tre motoçiklistë dhe dy këmbësorë. Krahas kësaj, kanë ndodhur edhe pesë aksidente në të cilat është shkaktuar dëm material.

Nga ana e policisë rrugore janë sanksionuar 22 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 10 shoferë të cilët e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, 11 shoferë të cilët kanë pasur paten shoferi me afat të kaluar dhe 10 këmbësorë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 84 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm edhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Të shtunën, me fillim në orën 19 në QS “Jane Sandanski” do të mbahet gara e katërt ndërkombëtare e hendbollit në suaza të Ligës së Kampionëve mes Vardarit dhe Ger, Hungari. Nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa për sigurim dhe drejtim të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button