Dy djem dhe një vajzë shqiptare kapen me 2.5 milionë euro kokainë në Angli

Tre emigrantë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia londineze, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Personat e arrestuar janë Mirsad Brahimi, 28 vjeç; Bledar Doka, 32 vjeç dhe Brunilda Krasniqi, 35 vjeçe.

Mediat britanike raportuan sot se sasia e kokainës, llogaritet me një vlerë prej 2 milionë paund (rreth 2.5 milionë euro) në tregun e zi.

Droga e fortë, u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin ku udhëtonin shqiptarët.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet britanike, në banesat e shtetasve shqiptarë u gjet edhe një sasi e konsiderueshme parash./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button