Ivanov në takim me bashkësinë maqedonase në Pustec

­ Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e vazhdon vizitën zyrtare dyditore të Shqipërisë në takim me bashkësinë maqedonase në Pustec dhe me kryetarin e komunës Edmond Temelko. Kjo do të jetë vizita e parë e Pustecit në nivel më të lartë shtetëror, nga presidenti i Maqedonisë.

Të drejtat e bashkësisë maqedonase në Shqipëri ishin temë e takimit të djeshëm të presidentit Ivanov me presidentin shqiptar Bujar Nishani. Para vizitës së Pustecit, në Tiranë është parashikuar takim i Ivanovit me ish presidentin shqiptar Bamir Topi. Ivanov mbrëmë kishte takim edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, kryebashkiakun Lulzim Basha dhe me kryetarin e kishës ortodoklse shqiptare, Anastasij Junulatos. Me kreun shtetëror shqiptar dërguan porosi se Maqedonia dhe Shqipëria kanë të ardhme të përbashkët evropiane.

Marrëdhëniet e mira miqësore dhe politike, vlerësuan, duhet të pasqyrohen edhe në bashkëpunimin ekonomik, ndërsa fokus i aktiviteteve të ardhshme të jetë lidhja infrastrukturore.

Lajme të ngjashme

Back to top button