Mot i vranët me shi lokal

Moti paradite në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, në momente e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri pesë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 11 gradë Celsius.

Të shtunën moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, por të dielën priten reshje të reja të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button