Rama: PD trup pa kokë, këtu shpifni, në gjyq rrini si pulat

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend i është drjetuar Opozitës duke thënë se këtë sallë e kanë kthyer në një vend ku bëjnë propagandë por nuk sjellin asnjë alternativë të re.

Kreu i Qeverisë ka thënë se për të PD­ja përfaqëson një “trup pa kokë që shfaqet në formën e dy kokave të prera”. Rama gjithashtu ka vlerësuar edhe punën e Policisë së Shtetit, duke thënë se dje është finalizuar një process komunikimi me FBI­në që ka ardhur pas një ftese të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu Rama e ka quajtur opozitën si strehë për vrasësit dhe grabitësit. Rama është ndalur edhe tek akuzat që opozita ngre në Kuvend dhe ka shprehur habinë për deputetët, Ristani e Paloka me të cilët është në gjyq, tha se atje ata nuk paraqesin asnjë provë.

“Unë jam në gjyq me të parin tuaj këtu dhe me të dytin tuaj atje. Në Kuvend dhe jashtë saj janë bërë zëdhënësit e akuzave për të kriminalizuar policinë, Ministrinë e Brendshme dhe qeverisjen, me përpjekjen e vobektë për të kthyer qytetarët nga ju. Nëse do të vinë në gjyq do habiteni nga sjellja e këtyre në Gjykatë. E dini çfarë thonë apo jo? Përpara Gjykatës tamam si pula: Ngrihen e thonë ne s’kemi fare punë me këtë, ne flasim në emër të PD, çfarë provash kërkoni, japim opinionin e PD. Ngrihet avokati dhe thotë që politikani mund të gënjejë, thotë që opinioni mund të jetë i rremë, por mbetet opinion”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button