Sllovakia, si Serbia: Kosovën nuk do ta njohim

Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit të tij rreth njohjes së Kosovës.

Fico ka thënë se Sllovakia është duke ndjekur për së afërmi dialogun Prishtinë-Beograd, porse qëndrimin rreth njohjes së Kosovës nuk e ka ndryshuar, transmeton Telegrafi.

“Nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën dhe nuk do ta bëjmë këtë”, ka thënë Fico, pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

I të njëjtit mendim ishte edhe kryeministri i Serbisë, i cili ka thënë se me shqiptarët e Kosovës do të bisedojmë, por që pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin.

Lajme të ngjashme

Back to top button