Samsung Galaxy S6 – pajisja më e mirë në Android!

AnTuTu e ka publikuar listën e saj të fundit të performancës për telefonat e mençur Android dhe pajisja më e fuqishme është modeli i ri i telefonit të Samsung, Galaxy S6.

Grafiku i AnTuTu tregon top 10 telefonat që bazohen në Android sa i përket performancës, dhe në këtë listë Samsung Galaxy S6 është i pari, Galaxy S6 Edge është i dyti, në vendin e tretë kemi HTC One M9.

Të dy telefonat e ri të Samsung – Galaxy S6 dhe S6 Edge janë fuqizuar nga procesori i ri octa core Exynos 7420, ndërsa HTC One M9 është fuqizuar nga octa core Qualcomm Snapdragon 810.

Në vendin e pestë është Samsung Galaxy S5, i cili është pasuar pastaj nga Meizu MX4, Google Nexus 6 dhe Samsung Galaxy Note 4.

Samsung ka katër modele në top 10 pajisjet më të mira në Android sipas standardeve AnTuTu-së. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button