Përgatitet arrestimi i Zaevit?

Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të punojnë në përpilimin e një padie të re penale kundër personit i cili deri më tani dyshohet për “Dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore” dhe “Mitmarrje”.
Sipas MPB-së për këto vepra parashikohet dënim që sipas nenit 317 të Kodit Penal quhet “Shpalosje e sekreteve shtetërore”. Për këtë shkelje të ligjit parashikohet dënim me burgim deri më 10 vite.

Pas shpalosjes së “bombës” së djeshme nga lideri i opozitës Zoran Zaev, e cila kishte të bënte me korrupsionin e shefit të inteligjencës, Sasho Mijallkov, MPB doli me akuzë që Zaev po bën shpalosjen e sekreteve shtetërore. Tani MPB del me këtë konstatim, që hap dyshime, a po përgatitet arrestimi i Zaevit?

“Gjegjësisht neni 317 parashikon “Ai që në publik apo person tjetër shpalos një sekret shtetëror që i është besuar, do të dënohet me burgim prej 1 deri në 10 vite. Alinea 6 parashikon ‘ ai që në publik apo një personi tjetër i dorëzon informacione apo dokumente për të cilat e di se janë sekrete shtetërore dhe deri te ato ka ardhur në mënyrë jo ligjore, do të dënohen me burgim prej një deri në pesë vite. Nëse person që vepron është mjet i manipulimit dhe veprën e ka bërë pa pakujdesi, në përputhshmëri me ligjin dënohet me burg me kohëzgjatje prej gjashtë muaj deri në pesë vite”, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button