Adria merr të drejtën e fluturimeve Tiranë – Frankfurt

Qeveria e Shqipërisë ia dha të drejtën e realizimit të fluturimeve kompanisë Adria Airways (JP, Ljubljana) në destinacion Tiranë – Frankfurt. 

Sipas informatave të kompanisë, nga muaji prill i vitit të ardhshëm do të ketë katë fluturime gjatë javës. Për pasojë, do të rritet numri i fluturimeve mes Lubjanës dhe Tiranës nga tetë aktuale në njëmbëdhjetë në javë në vitin 2014. 

Drejtori gjeneral i Adria’s, Mark Anžur thotë se veprimi i kompanisë, është në linjë me planet e reja të biznesit të tyre për tu koncentruar më shumë në tregjet të cilat janë në zhvillim: një strategji e cila ka qenë shumë e leverdishme në Prishtinë.

Pritet të shohim nëse do ta risin numrin e fluturimeve edhe në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button