Xiaomi lanson smartphone Redmi 2A për vetëm 96 dollarë

Xiaomi festoi sot 5 vjetorin e krijimit dhe gjatë eventit të zhvilluar në Kinë, shefi ekzekutiv i kompanisë Xiaomi,Lei Jun, prezantoi edhe smartphone Redmi 2A.

Redmi 2A është një version më i lirë i Redmi 2, i cili është prezantuar në janar. Ai përmban ekran 4.7 inç me rezolucion (1280×720) IPS dhe lidhje 4G LTE. Pajisja fuqizohet nga një proçesor quad-core 1.5GHz, së bashku me 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB nëpërmjet microSD.
Redmi 2A ka gjithashtu një kamera të pasme 8 megapixel me Flash LED, kamera frontale 2 megapixel dhe bateri me kapacitet 2,200 mAh.

Pajisja ofron dy slote për karta SIM dhe operon me sistemin Android 4.4 KitKat, me ndërfaqen MIUI. Smartphone do të hidhet në treg më 8 prill dhe do të kushtojë 96 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button