“Blick”: Bayern Munich kërkon Granit Xhakën

Mesfushori me origjinë shqiptare ka treguar një formë fantastike gjatë muajve të fundit me Borussian e Moenchengladbachit.

Granit Xhaka te Bayerni i Mynihut. Eshtë ky lajmi i madh që raporton e përditshmja zvicerane “Blick”. Mesfushori me origjinë shqiptare ka treguar një formë fantastike gjatë muajve të fundit me Borussian e Moenchengladbachit dhe përfaqësuesen e Zvicrës dhe paraqitjet e Xhakës nuk kanë mbetur pa rënë të sy të drejtuesve të Bayernit, të cilët janë duke kërkuar përforcime për mesfushën pasi Bastian Schweinsteiger dhe Xabi Alonso nuk premtojnë më për të ardhmen. Granit Xhaka gjatë këtij sezoni në Bundesligë është futbollisti që ka dhënë më shumë pasime të sakta e dhënë kjo që tregon vlerat reale që zotëron lojtari 22-vjecar.

Sipas prestigjiozes zvicerane “Blick”, talenti shqiptar do të ishte futbollisti ideal për të marrë te Bayerni vendin e Schwensteiger ose të Alonsos pasi këta dy futbollistë shumë shpejtë pritet t’i japin lamtumirën kampionëve të Gjermanisë, sepse mosha e tyre nuk premton më. Vetëm pak muaj më parë Granit Xhaka rinovoi kontratën e tij me Gladbahun deri në vitin 2019, por dicka e tille nuk përbën asnjë problem për një klub të madh si Bayerni drejtuesit të cilit janë gati të derdhin në arkat e  Borussias 20 deri në 25 milionë Euro për të bërë të mundur transferimin e 22-vjecarit në “Allianz Arena”. Granit Xhaka u transferua nga Baseli në “Borussia Park” në verën e vitit 2012 për 8,5 milionë Euro. Me Gladbahun Xhaka ka zhvilluar në total 85 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke realizuar edhe 4 gola, 3 prej tyre në këtë sezon të Bundesligës.

Lajme të ngjashme

Back to top button