Gostivari shkeli në “minë” në Shkup

Me duelin në mes Vardarit dhe Gostivarit ka përfunduar dhe xhiroja e 7-të e Ligës së Parë të Maqedonisë. Në stadiumin “Arena Filipi i Dytë” Vardari me 4 gola ka mundur skuadrën e Gostivarit, që kjo e fundit tani është ngujuar në pozitën e fundit me vetëm 5 pikë, ndërsa skuadra shkupjane mban pozitën e dytë me 12 pikë, duke ndarë këtë pozitë së bashku me Renovën dhe Pelisterin. 

Renova sot me një lojë maestrale dhe shumë efikase ka demoluar skuadrën që deri dje ishte dhe lidere në tabelë, Turnovën, të cilët i kanë mundur me rezultat 4:2. Nga dy gola shënuar Izair Emini dhe Agron Memedi, ndërsa mysafirët kanë luajtur nga minuta e 28-të pa Ristovskin, i cili u ndëshkua me kartonë të kuq. Te skuadra e Turnovës ka shënuar dhe futbollisti shqiptar Muzafer Ejupi i cili barazoi rezultatin në 2:2. 

Shkëndija ka dështuar edhe një herë si mysafire, kësaj radhe ata kanë humbur minimalisht nga Pelisteri në Manastir, ndërsa goli ka qenë vepër e Kovaçev. Edhe në këtë ndeshje kishte karton të kuq (dy të verdhë), kur 10-të minuta para fundit kuqezinjtë luajtën pa Artim Pollozhanin.

Rezultatet e xhiros së 7-të:

Vardari – Gostivari 4:0, Pelisteri – Shkëndija 1:0, Napredoku – Rabotniçki 1:3, Makedonija GJ.P – Metalurgu 1:1, Euromilku – Bregallnica 0:3, Renova – Turnovo 4:2

Tabela: Bregallnica 14, Vardari 12, Renova 12, Pelisteri 12, Turnova 11, Rabotniçki 10, Metalurgu 9, Shkëndija 7, Euromilku 6, Makedonija GJ.P 5, Napredoku 5, Gostivari 5 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button