Arrestohet babai që deshi ta shesë foshnjën për 5 mijë euro

Njeriu që tentoi ta shesë vajzën e tij të porsalindur për 5 mijë euro është arrestuar në Valencia, ka njoftuar policia spanjolle.
Policia është në kërkim të 38 vjeçares, nënës së foshnjës thuhet, në deklaratë.

Mashkulli i arrestuar, me origjinë rumune, dhe partnerja e tij, të cilët ndoshta që nga fillimi planifikuan të shesin foshnjën dhe është e mundshme se ajo ka mbetur shtatzënë për këtë qëllim, është thënë në deklaratën e Policisë.

Dyshohet se babai i foshnjës që para lindjes së saj ka udhëtuar për në Spanjë të bëjë pazarin e shitjes me blerësit, me të cilët ka qenë në kontakt nëpërmes internetit.

Policia nuk ka dhënë detaje për blerësit e dyshuar të foshnjës.

Foshnja është marrë nga prindërit dhe është vendosur në qendrën për të mitur.

Lajme të ngjashme

Back to top button