Liria vizitohet nga Kryetari i Komiteteve Olimpike Evropiane

Në kuadër të programit “Shkolla olimpike për mundje”, në palestrën sportive “Mentaz Allajbegu”, është organizuar sot një takim mes mundësve të rinj të klubit të Lirisë, nga Shtipi, Radovishi dhe Koçani, me ç`rast të njëjtit, u pajisën me veshje sportive, nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë. Mundësitë e rinj, u vizituan edhe nga Patrik Hickey, njeriu numër një i Komiteteve Olimpike Evropiane, i cili u shpreh shumë i lumtur nga takimi me këta djelmosha në akademinë e mundjes.

Unë shumë e dua mundjen dhe jam i lumtur që kam mundësinë të vizitoj këtë akademi të mundjes. Këtu mund të shoh sportistë të rinj, kryesisht fëmijë dhe mund të them që ju keni shumë shpresa të mëdha për të ardhmen. Ju dëshiroj fat dhe paraqitje të mira në lojërat e Bakus dhe Rios”, u shpreh Hickey.

Bashkë me Hickeyin, në vizitë te KM Liria dhe mundësit e rinj, ishte edhe njeriu numër një i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasill Tupurkovski, i cili premtoi se do të bëjë çmos që mundja në vendin tonë, të kthehet aty ku ishte dikur.

Komiteti Olimpik i Maqedonisë ka mendim të lartë për mundjen në Maqedoni dhe e sheh si sport bazik. Ne, tani kemi pesë qendra rajonale dhe një prej tyre është klubi i mundjes Liria, klub ky që është me një të kaluar fantastike dhe traditë të madhe. Shpresojmë që duke i financuar të njejtat, të ju ndihmojmë gjeneratave të reja dhe e gjithë kjo, me të vetmin qëllim, arritjen e rezultateve sa më të mira në skenën ndërkombëtare”, u shpreh Tupurkovski.

Nga ana tjetër, sipas nikoqirit të këtij manifestimi, kryetarit të klubit të mundjes Liria, Betim Vrenezi,  vizita e Kryetarit të Komiteteve Olimpike Evropiane në klubin e tij, nuk është e rastësishme.

Puna e palodhshme e trajnerëve të KM Liria, pas sukseseve të arritura deri më tani, sot është një dëhsmi tjetër kjo vizitë dhe jo rastësisht, në mesin tonë gjendet edhe njeriu numër një I Komiteteve Olimpike Evropiane si dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Jemi krenar që jemi përzgjedhur ne si klub që këta persona të vijnë në palestrën tonë dhe të ndajnë veshje sportive për fëmijët tanë dhe për fëmijët e tre klubeve tjera”, është shprehur Betim Vrenezi.

Në takimin e sotëm, nga Komitetit Olimpik i Maqedonisë, premtuan se do të vazhdojnë të investojnë gjithnjë e më shumë në mundje, spor të cilin e shohin ndër kryesorët përmes të cilit mund të arrihen edhe norma olimpike. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button