Arrestohet sërish deputeti Mark Frroku

Ndërkohë që ishte në arrest shtëpie për çështjen “Doshi”, deputeti Mark Frroku është ndaluar sot nga policia, kësaj radhe për akuzën e vrasjes që vjen ndaj tij nga autoritetet belge. 

Frroku është shoqëruar nga banesa e tij për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nga autopatrullat “Shqiponja”.

Ndalimi i deputetit Frroku, i dyti brenda pak ditësh, vjen pas votimit të sotëm në Kuvend, ku iu hap rruga kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.

Deputeti Frroku herën e parë u arrestua në një lokal në pronësi të tij, ndërsa këtë radhë në banesë, per shkak se kishte nje mase sigurie te arrestit shtepiak te dhene te shtunën e kaluar.

Prokuroria ende nuk ka bere te ditur provat e saj qe rendojne tashme mbi deputetin Mark Frroku, prova keto qe do te behen te ditura ne Gjykaten e Larte ku do te kerkohet edhe nje mase me shtrenguese per deputetin Frroku, se ajo qe ka aktualisht te arrestit shtepiak.

Shoqerimi i deputetit Mark Frroku nga shtepia e tij drejt ambienteve te policise se Tiranes u be rreth ores 13:30 minuta, dy ore pasi Parlamenti kishte dhene te drejten per arrestim Prokurorise. Shoqerimi eshte bere nga forcat e komisariatit nr.6 në Tiranë, i cili mbulon edhe zonën ku ndodhet banesa e deputetit Frroku.

Lajme të ngjashme

Back to top button