Ferhan Hasani e nis me gol te Brondby (VIDEO)

Vetëm disa sekonda i janë dashur Ferhan Hasanit që të futet në lojë për ekipin e tij të ri Brondby dhe të shënoj golin e fitores. 

E gjithë kjo ka ndodhur në sekondat e para të minutës së 66-të, kur dhe futet në lojë tetovari i cili ka përforcuar radhët e skuadrës daneze, pasi që kohë më parë luante me Wolfsburgun e Bundesligës gjermane.

(Ferhan Hasani u dërgoi puthje tifozëve të Brondbyt, pas golit të fitores)

Kjo fitore ka bërë që Brondby të merr dhe fitoren e parë, ndërsa tani ka 6 pikë dhe pritet që ngadalë të ngjitet drejt kreut të tabelës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button