Mësoni rregullin për zgjedhjen e duhur të pudrës së lëngët

Sa dilema mund të kemi kur vendosim të blejmë pudrën tonë të re të lëngët! Gjithçka fillon nga zgjedhja e ngjyrës së duhur. Një nga gabimet e shpeshta që bëjmë është testimi i ngjyrës në faqe! Prandaj mos e testoni ngjyrën e pudrës se lëngët (sherkut) në faqet tuaja.

Sepse lëkura e fytyrës tuaj nuk ka ngjyrë të njëjtë më pjesët tjera të trupit, kjo sigurisht për shkak të ekspozimit më të shpeshtë ndaj diellit dhe ndjeshmërisë qe ka. Nëse ju e testoni pudrën tuaj të lëngët në faqe do të përfundoni duke pasur dallime të mëdha në mes të ngjyrës se lëkurës së fytyrës ku keni aplikuar pudrën dhe pjesës së lëkurës se vërtetë të cilën e tregon qafa juaj, dhe kjo gjë do ju bëjë të mos dukeni aspak natyral.

Zgjedhja e duhur është nëse ju veproni kështu: në pjesën e poshtme të nofulles, vendosni tre ngjyra që besoni se përshtaten me lëkurën tuaj, dhe nga të treja mund të zgjedhni atë e cila nuk dallon shumë nga ngjyra e lëkurës tuaj në atë pjesë të qafës.

Mësojeni rregullin për zgjedhjen e duhur të pudrës së lëngët

Lajme të ngjashme

Back to top button