Lëvizja BESA: Trysnia ndaj arsimit shqip po vazhdon. Pse po heshtin përfaqësuesit shqiptarë?!

Për Lëvizjen BESA institucionet arsimore janë një nga shtyllat bazë programore të saj, andaj ne do të jemi bashkë dhe do ta ngremë zërin vazhdimisht kundër diskriminimit dhe trysnisë që u bëhet nxënësve shqiptarë.

Përveçse në shkollën “Bratsvo” të Nerezit, ku shumica janë nxënës shqiptarë, kurse udhëheqësia e shkollës dhe arsimtarët janë tërësisht maqedonas, thuajse probleme të njëjta të kësaj natyre i gjejmë edhe në shkollat e mesme “Arseni Jovkov” dhe “Cvetan Dimov” të Shkupit. Siç u pa nga informacioni i djeshëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lejuar që në këto dy shkolla në vitin e ardhshëm të lejohet vetëm edhe nga një paralele në gjuhën shqipe. Ndërkaq tashmë botërisht dihet se, meqë në ato shkolla nuk paraqiten për regjistrim sa duhet nxënës maqedonas, drejtoritë e këtyre shkollave dhe Ministria e Arsimit vazhdojnë të bëjnë “kontrabandimin” e nxënësve shqiptarë si maqedonas, vetëm që ashtu t’i mbajnë gjallë me çdo kusht paralelet maqedonase.

Ndonëse Lëvizja BESA nuk dëshiron ta përzë askënd nga puna, nuk mund ta shpjegojë se pse nuk mund të hapen më shumë paralele shqipe në këto shkolla, kur nxënësit shqiptarë duhet të futen në klasa edhe me 40 nxënës dhe, në anën tjetër, nxënësit e tjerë shqiptarë të mësojnë maqedonisht.  Për Lëvizjen BESA, përveç që është një veprim i shëmtuar dhe antikombëtar, ky është edhe një dëmtim i madh arsimit shqip në Maqedoni. Për BESËN është e pashpjegueshme që edhe në vitin 2015 nxënësit shqiptarë duhet të mësojnë maqedonisht, pra edhe në kohën kur ministër i Arsimit është një shqiptar.

Ne si Lëvizje BESA do t’i mbështesim në vazhdimësi profesorët, arsimtarët, nxënësit dhe studentët në kërkim të të drejtave të tyre, deri në realizimin e plotë të tyre, qoftë edhe duke protestuar bashkë me to.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Të nderuar të Lëvizjës BESA, ministrat shqiptar në qeverisjen e Grujos jan, sikur ata të burgosurit të pa aftë të mbrojn dinjitetin e tyre nëpër burgje, bëhen geshat e të burgosurve.!!! Edhe këta ministra shqiptar jan bo geshat e Grojos dhe Sashos.!!!

Back to top button