Ivanov para Nishanit hesht për skandalin e përgjimeve të shqiptarëve

Presidenti Gjorge Ivanov ka shmangur komentet rreth aferës së përgjimeve në vend. Pas takimit me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani në Tiranë, Ivanov u pyet nga gazetarët nëse skandali i përgjimeve ishte diskutuar në këtë takim, dhe nëse Ivanov e kishte informuar Nishanin rreth përgjimeve të politikanëve nga Shqipëria, gjatë bisedave me politikanët shqiptarë në Maqedoni, transmeton Alsat-M. Lideri i opozitës Zoran Zaev, që kur shpërtheu ‘bombat” për përgjimin e mbi 25 mijë qytetarëve në vend, njoftoi se në shënjestër kanë qenë edhe politikanët shqiptarë, madje posedon edhe biseda të zyrtarëve të lartë shqiptarë të Shkupit dhe Tiranës. Ivanov u përgjigj shkurt, se kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë dhe se nuk dëshiron që për tema të tilla të flasë jashtë vendit.

“Pyetja juaj ka bëjë me një çështje të karakterit të brendshëm të Maqedonisë dhe jashtë Maqedonisë nuk flas për temë të tilla. Kjo mbetet çështje e brendshme e Maqedonisë”, deklaroi Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Këto komente Ivanov i bëri pas takimit kokë më kokë me kolegun e tij shqiptar Bujar Nishani.

Lajme të ngjashme

Back to top button