Ministër, nënshkruaj 4 emrat e shkollave në Çair!…       

Në tre vjetorin, e masave të dhunshme, në 4 shkolla të Shkupit

I nderuar ministër, nga deklarata juaj e pare si ministër i arsimit,  kur thatë gabimisht se “do të konsultoni prindërit, këshillat e prindërve, këshillat  e shkollave, po edhe Komunën e Çairit “, dhe deklarata Juaj e saktë që “tashmë është e qartë, që të gjitha kushtet ligjore për ndërrimin e emrave është plotësuar dhe është çështje kohe (dite), kur do t’i nënshkruaj emrat e ri të shkollave (Parafrazim i lirë)”, kanë kaluar disa muaj, por unë nuk kam dëgjuar që janë nënshkruar nga Ju. Me dashamirësi, Ju ripërkujtoj që kjo gjendje e moslejimit të regjistrimit të këtyre emrave në Regjistrinë qendror, që nga 3 prilli 2012, nënkupton se shteti (kryeministri, ministrat e arsimit, regjistri qendror…) e kanë penguar realizimin ligjor të ligjit për arsim dhe pushtetit lokal.

Një sqarim i shkurtër, pse që nga 3 prilli 2012, këto emra janë ligjor?!

Pëlqimin për Vendim-ndryshimin e Statuteve me emra të ri të 4 shkollave (“Rajko Zhinzifof” në “Ismail Qemali”, “Jane Sandanski” në “Jashar Bej Shkupi”, “Cvetan Dimov” në “Hasan Prishtina” dhe “Nikolla Vapcarov” në “Imri Elezi”), Këshilli Komunal i kaloi më 26 janar 2012, ndërkaq Vendimet e Këshillave prindëror dhe Këshillave të shkollave, duke ia bashkangjitur edhe Pëlqimin e Këshillit Komunal, si dhe shpalljen në Fletën zyrtare të Komunës ((Gazeta Zyrtare nr. 5/2002), i kanë dërguar në Ministri më 3 shkurt 2012. Kjo, nënkupton, që sipas Ligjit të pushtetit lokal  (Gazeta zyrtare e RM-së, Nr 5/02) neni 73 paragrafi 1 dhe 2, që “Nëse organi prej të cilit kërkohet miratimi i akteve, brenda 60 ditëve nuk ka përgjigje… (1), aktveendimet llogariten se janë pranuar (në këtë rast Ministria e arsimit) ashtu siç janë propozuar nga Komuna(2)”.

Meqë, Ministria nuk ka dhënë përgjigje në këtë interval kohor, ajo juridikisht i ka miratuar këto Statute të reja të shkollave me emra të ri. Problemi qëndron, kur ministrat e arsimit u thonë institucioneve të tjera, siç është Regjistri Qendror, që të mos i pranoj Statutet e reja të këtyre katër shkollave, ku duhet të verifikohen dhe regjistrohen emrat e ri. Në këtë frymë, ishte edhe përgjigja e Regjistrit qendror në arsyetimi me shkrim, se “emrat e ri, do të regjistrohen, në momentin kur Ministria e arsimit, do ta njofton Regjistrin qendror”. Nuk jam i sigurt, që Ministria duhet ta njoftoj Regjistrin qendror, për ndryshimet e statuteve të shkollave! Këtë e bëjnë vetë ndryshuesit e statuteve. Regjistri qendror i refuzoi, sepse kishte presionet politike nga më lartë.

Prandaj, këto pengesa joligjore, që i kanë shkaktuar këto instanca të larta shtetërore, nuk është e shëndetshme të kalohet pa ndëshkime ligjore për shkelësit e ligjit, duke keqpërdorur pozitat e tyre qeveritare. Nëse dy ministrat e mëparshëm të arsimit dhe kryeministri i interpretonin ligjet, sipas dëshirave të tyre personale, Ju nuk keni asnjë arsye që këto Ligje t’i interpretoni sipas dëshirave të tyre. Nëse i respektoni dëshirat e tyre, atëherë ju shkelni ligjet njësoj si ata.Mirëpo, nga kjo shkelje pësojnë 10 mijë nxënës dhe dhjetëra mijë qytetarë, që kanë lidhje familajre me këta nxënës. Ju, zotëri misitër, e keni shansën, të ikni nga kjo përgjegjësi për pengim të realizimit ligjor të ligjit për arsim dhe pushtet lokal. Me vetë faktin, që Ju si institucion ministër, e keni pranuar publikisht në televizion nacional, se të gjitha “procedurat ligjore për ndryshimin e këtyre emrave janë në përputhje me ligjin”, Ju obligon, që 4 vendimet për ndryshimin e emrave të këtyre shkollave tashmë është dashur t’i keni nënshkruar. Madje, ndoshta edhe t’ia plotësoni dëshirën joligjore Regjistrit qendror, që ta ta njofotoni, që të pranoj Statutet e reja të këtyre 4 shkolave. Duke Ju falenderuar, që me deklaratën Tuaj publike, për “ligjshmërinë” e këtyre emrave të shkollave, më keni kursyer të zbërthej ligjshmërinë e mëtutjeshme të këtyre vendimeve për ndryshimin e emrave, Ju ftoj publikisht, të firmosni emrat e ri, që këto shkolla në 3-vjetorin e legjitimitetit të tyre ligjor, më në fund të kenë edhe emrat e tyre që përcaktojnë vullnetin e tyre. Përderisa nuk realizohet në formë juridike, nga ana e Ministrisë së arsimit, legjitimiteti trevjeçar i këtyre emrave, me automatizëm nënkupton atë, që masat e dhunshme vazhdojnë t’i mbajnë peng vendimet e ligjshme të prindërve dhe shkollave. Nëse nuk i keni nënshkruar deri më tani, duhet t’i nënshkruani sa më parë, për dy arsye: E para, nga momenti, që ju publikisht pranuat se “gjithçka është në rregull me plotësimin e kushteve juridike”, ju jeni të obliguar ta respektoni Ligjin dhe t’i nënshkruani emrat e shkollave. E dyta, në këtë kohë të vlimeve politike, kur nuk dihet se nesër a do të jeni ministër i arsimit të kësaj apo ndonjë qeverie tjetër, Ju rrezikoni vetveten, që të akuzoheni si funksionar shtetëror për: keqpërdorim të pozitës dhe mosrespektim të ligjeve.

Madje, në kohën kur do të ketë shtet ligjor joselektiv, nuk ka kurrfarë garancie, që nuk do të iniciohet procedurë gjyqësore, për funksionarë shtetërorë, që e  kanë pengaur këtë vullnet të prindërve dhe shkollave. Nuk dua që një ministër shqiptar, të jetë një nga ata.

Azam Dauti,

kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit në peridhën 2009-2013

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ministri ynë i arsimit të DPMNE-së nuk mundet tash të vendosë për emrat e shkollave se patroni i tij ka halle të tjera e s’mund t’i afrohet e ta lusë për leje

Back to top button