Dy luftëtarët rival me apel:”UÇK dhe Branitellat duhet të ngrihen kundër pushtetit”

Ish rivalët nga viti 2001, komandanti i UÇK-së Abedin Zymberi dhe pjesëtari i forcave të policisë maqedonase Stojançe Angellov, në emisionin “360 shkallë” në Alsat M, vlerësuan njëzëri se të gjithë komunitetet etnike në Maqedoni duhet të ngrihen kundër pushtetit që ata e quajnë jo-demokratik. Zymberi dhe Angellov vlerësojnë se populli do t’i presë biletën këtij pushteti, me protesta mbarë-popullore para Qeverisë.

“Me rëndësi është që gjithë njerëzit ta presin qetë këtë situatë, këto situata do të kalojnë, publikimet do t’i zbulojnë shumë sende. Sigurisht se do të vijë një ditë kur do të thirret e gjithë popullata, që të ngrihen në një protestë për rrëzimin e Qeverisë. Besoj që në mënyrë shumë dinjitoze gjithë populli maqedonas do ta rrëzojë këtë Qeveri dhe do t’ju jap mend qeverive të tjera se në këtë mënyrë nuk veprohet më”
Stojançe Angellov, kryetar i partisë “Dinjiteti”, deklaroi Abedin Zymberi, ish komandant i UÇK-së

“Unë mendoj se policët do të vijnë në anën tonë, kur të vijë koha për hyrje në Qeveri. Flas për demonstratë, por unë jam i bindur se kjo do të përfundojë paraprakisht. Kemi pushtet jo-legjitim, Nikolla Gruevski është kryeministër jo-legjitim, deputetët janë jo-legjitim. Dëgjuam se si vidhen zgjedhjet”, tha Stojançe Angellov, kryetar i partisë “Dinjiteti”

Sipas Zymberit dhe Angellovit, ndarjet etnike në këtë moment i shërbejnë vetëm VMRO DPMNE-së dhe krerëve më të lartë të pushtetit. Ata vlerësojnë se pavarësisht skenarëve të mundshëm të destabilizimit, që mund të iniciohen nga pushteti, aktualisht nuk ekziston asnjë lloj rreziku për tensione ndër-etnike. Rreziku i vetëm, sipas Angellovit, është mundësia që funksionarët qeveritarë të arratisen bashkë me dëshmitë, që vërtetojnë përfshirjen e tyre në krimet eventuale

Lajme të ngjashme

Back to top button