Edi Rama për ditën e gënjeshtrave takoi gënjeshtarin më të madh

I nderuari zoti Edi Rama, keni filluar të me pëlqeni me pëzgjedhjen që po bëni për festa dhe data të rëndësishme historike. Edhe në këtë datë të njohur për botën ju vendosët të takoni gënjeshtarin më të madh të skenës politike shqiptare, Menduh Thacin kryetarin e PDSH-së.

Në ditën e gënjeshtrave keni takuar personin që për dy dekada po gënjen shqiptarët e Maqedonisê se është i pavarur dhe patriot dhe në fund na del se paska qenë i ulur në prehërin e kreut të shërbimit sekret të Maqedonisë madje me fjalët e veta i ofrohet atij duke turpëruar kështu të gjithë shqiptarët e kësaj ane. Ai është njeriu që pa fije turpi po gënjen disa herë radhazi edhe anëtarët e partisë së tij se do të hyjë në Qeveri, madje pa fije turpi e pranon se këtë do ta bëjë përmes servilizmit të tij ndaj VMRO-së.

Zoti Rama kujdes sepse edhe fjalët tua ky po i përdor për ti kthyer në gënjeshtra të reja. Sa herë që ju vini në Maqedoni dhe ftoni dy partitë shqiptare për sjellje dhe qasje konstrukive sic bëtë edhe sot ai këtë e shtrembëron duke thënë se ju keni kërkuar koalicion mes BDI dhe PDSH. Apo mos vallë për këtë qëllim i keni thënë edhe ju ato fjalë? Një bashkim apo koalicionim mes BDI dhe PDSH që unë personalisht mendoj se ka lindur prej para disa viteve, vetëm se do të legalizohej dhe publikisht do të nëncmonte shqiptarët e Maqedonisë.

Nuk e di çfarë emri do të duhej ti vendosim këtij turpi që ata do të na shisnin si patriotizëm duke i vënë edhe vulën dhe firmën tuaj si kryeministër. Si do ti arsyetonim ato deklarata të Thacit se BDI dhe Ahmeti duhet të largohen nga kjo Qeveri se qenkan tradhëtarë të popullit. Si do ta arsyetonim bashkimin e Thacit me atë që ai vetë e quajti UDBash? Apo do tju themi shqiptarëve këtu kot paskeni votuar, vrapuar e sakrifikuar pasi këta paskan qenë një. Këtë doni të na thoni zoti Rama? Ne të kundërtën dilni e sqaroni opinionit…

Lajme të ngjashme

Back to top button