Putni lexoi libra me nxënësit në Çair për ta theksuar rëndësinë e shkrim-leximit

Sot, zëvendës ambasadori i ShBA-ve, Barton Putni, mori pjesë në ngjarjen “Leximi dhe matematika janë zbavitëse”, organizuar pranë Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” në ShF “Vasil Gllavinov” – Çair. Ngjarja ishte një aktivitet edukativ dhe zbavitës për më shumë se 60 nxënës të klasave të ulëta, arsimtarë dhe prindër.

Drejtori i shkollës, Qamuran Kuçi, dhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, shprehën mbështetjen e tyre për këtë projekt.

DSC_0095

Zëvendës ambasadori tha: “Ka shumë libra interesante, secili prej tyre na zbulon botë të reja. Edhe në qoftë se lexojmë vetëm për kënaqësi, çdo faqe tjetër mund të jetë leksion të çmuar i cili do t’i zgjerojë horizontet tona.” Ai, po ashtu, i inkurajoi të gjithë të rriturit të lexojnë më shumë me fëmijët, për shkak se të gjithë ne, qoftë arsimtarë, prindër, miq ose fqinjë, mund të ndihmojmë në kultivimin e dashurisë ndaj gjuhës dhe matematikës që prej moshës së vogël të fëmijëve.

Ngjarja “Leximi dhe matematika janë zbavitëse” ofroi edhe aktivitete matematikore me  profesorin Bujar Saiti, dhe vizitë nga ana e “Biblioteka me rrota”, një aktivitet tjetër të projektit.

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” i implementuar nga Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni ka për qëllim që të vlerësohen dhe të përsosen shkathtësitë e gjuhës dhe matematikës te nxënësit e ciklit të ulët dhe të ngritet vetëdija e gjithë komuniteti për rëndësinë e këtyre njohurive për zhvillimin intelektual të fëmijëve. Përmes këtij projekti, për herë të pare në shtetin tonë realizohen instrumentet për vlerësim të arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës për nxënësit e klasave të ulëta, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button