LSDM: Mijallkov dhe MPB pranuan autenticitetin e audio inçizimeve

Partia opozitare LSDM ka kërkuar nga Sasho Mijallkov dhe nga kryeministri Nikolla Gruevski të tregojnë hollësisht për gjoja donacionin e realizuar me para kesh.

Sipas LSDM-së Sasho Mijallkov, MPB dhe VMRO-DPMNE publikisht e pranuan autenticitetin e audio dëshmive që LSDM-ja i publikon.

Ato gjithashtu nëpërmjet reagimit në një çfarë mënyre e kanë pranuar edhe skandalin milionësh lidhur me sigurimin e pajisjeve për përgjim nga Izraeli, ku janë të involvuar njerëzit e parë të qeverisë.

Nga LSDM, kërkojnë që Sasho Mijallkov dhe Nikolal Gruevski të sqarojnë, çka është ai donacion që realizohet nëpërmjet kompanisë private në Maqedoni?

Nëse paratë ishin donacion atëherë pse janë paguar në llogari në banka jashtë vendit dhe në shtete të huaja siç është rasti me bankën nga Budapesti.

Çfarë është ai donacion që nuk është paraqitur në Sekretariatin për çështje evropiane?

Çfarë është ajo kompani që jep donacion me para kesh?

Lajme të ngjashme

Back to top button