Arbeloa: Mourinho do të kthehet te Reali

Alvaro Arbeloa duket të jetë një nga madrilenët e vetëm që e lakmon rikthimin e Mourinhos në Real. Madje Arbeloa në njëfarë mënyre e ka paralajmëruar rikthimin e portugezit në pankinën e Realit.

“Unë jam “mourinista”, e cila për mua është një mënyrë e re për të mësuar gjëra të mëdha në futboll dhe të luash pa frikë. Ai është një trajner i madh që na ka mësuar shumë gjëra. Unë nuk e di se sa janë shanset që ai të rikthehet në Real, por jam i bindur se kjo gjë do të ndodhë. E di se Mourinho tani është i lumtur në Londër, por Reali ka një vend të veçant në zemrën e tij dhe se një ditë do të kthehet” ka thënë Arbeloa.

Lajme të ngjashme

Back to top button