Fëmijët me autizëm nuk kanë trajtimin e duhur nga shteti

Nëpër shkollat fillore në vend mësimin e ndjekin 93 fëmijë me autizëm prej të cilëve 68 janë meshkuj 25 femra, tregon hulumtimi i Avokatit të Popullit në Shkup, Strumicë, Manastir, Kumanovë, Tetovë, Shtip dhe Kërçovë,  prezantoi sot zëvendës  i Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa në tryezën “Gjendja e fëmijëve me autizëm dhe trajtimi I tyre në sistemin shëndetësorë, arsimor dhe social” në Maqedoni.

Sipas këtij hulumtimi pak shkolla në Maqedoni kanë ekip profesional që do të punonin me fëmijët me autizëm.

Nga 109 shkolla vetëm 39 për qind kanë ekip profesional të përbërë nga kujdestari i klasës, psikologut, pedagogut, defektologut. Nga ana tjetër 28 për qind e shkollave nuk kanë asnjë kuadër për të punuar me fëmijët me autizëm dhe as prindërit nuk kanë angazhuar njerëz profesional me harxhimet e veta.

Defektologjia Jasmina Troshanska tha se për këta fëmijë duhet të investohet shumë që të nxirret maksimumi i mundshëm, sepse ata më shpesh kanë problem me sjelljen. Sipas saj kush e di sa gjenial të jenë për shkak të sjelljes nuk mund të inkuadrohen në mësimin grupor sepse shpesh e rëndojnë mësimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button