Reagon BESA: Nuk e dimë a është i informuar saktë për ‘Bombat’ Rama?!

Deklarata e Ramës pas takimit me Thaçin, reagon Besa: Nuk jemi gjë me Ramën, por me Thaçin…

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili pas takimit me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi, kishte shkruar në Teitter “Me Menduh Thaçin pas bisedes inkurajuese per marredheniet konstruktive qe po krijohen mes dy partive shqiptare atje”, nuk ka kaluar në heshtje nga pjesa tjetër e politikbërjes në Shkup.

Në një prononcim, lëvizja Besa shpreh entuziazëm për interesin që shfaq kryeministri shqiptar për zhvillimet në Maqedoni, por në të njëjtën kohë dyshojnë  se ai është i informuar saktë për publikimet e përgjimeve, ku bashkëbiseduesi i tij i djeshëm nuk ka dalë edhe në pamje të denjë qe dje ta takojë Kryeministrin Rama.

Lëvizja Besa uron që interesimi i shtetit shqiptar për zhvillimet politike të vazhdojë, duke patur rol më aktiv dhe të mos lejojë t’i imponohet diçka që mund të bie ndesh me interesat shqiptare në Maqedoni.

“Në këtë kontekst, për shqiptarët e Maqedonisë nuk është problemi më i madh bashkëpunimi mes BDI-së dhe PDSH-së, sepse ato edhe ashtu janë dy anët e një medalje të ndryshkur, por problemi shqiptar në Maqedoni është mungesa e kapaciteteve të vërteta që dinë, duan dhe munden t’i bëjnë dobi kombit shqiptar në Maqedoni. E tashme dihet qëmoti se BDI e PDSH janë duke e bërë pikërisht të kundërtën”, deklaroi për portalin tesheshi.com, Afrim Gashi, sipas të cilit reflektimi i shtetit shqiptaë edhe në Maqedoni, është kërkuar nga sta publikisht në platformën tonë “Ridefinimi”.

Rilindja Demokratike Kombëtare, dhe Lëvizja për reforma në PDSH, nuk kanë komentuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button