Sfidat e shtet-formimit

Atdhedashuria është pjesë përbërëse e natyres së njeriut, njeriu që ka ndjenja njerzore sigurisht që ka simpati ndaj vendit ( shtetit ) ku ka lindur, dhe tenton që energjinë t’a shfryzojë në përpjekje për të kontribuar për shtetin e tij.Republika e Kosovës u shpall shtet pas shumë përpjekjeve të atyre që e deshtën vendin e tyre në të vërtet.

Ashtu sikur çdo shtet i ri edhe Kosova ka sfidat e saj të shtet-formimit, nuk është e lehtë të dalesh nga sundimi i Jugosllavisë ku si alternativ për të na lërë mbrapa e përdori privimin nga arsimimi, për të na humbur bazen fundamentale esenciale për avancime në segmente të ndryshme.
Një vend ku niveli i korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë i lart, niveli i punësimit është i vogel përkunder asaj që ekonomia joformale është prezente dhe pengon që statistika zyrtare rreth papunësisë të jetë e sakt. Por, ne e shohim gjendjen tonë reale me sytë tanë: varfërinë, mungesen e perspektives, nepotizimin, ashtu siç i shohim në Kosovë edhe veturat luksoze, Iphonet, kafenet e mbushura me plot njerz. Vërtet kjo tingllon shumë e çuditshme dhe kontradiktore që të detyron të mendosh thell pa arritur në një konkludim te duhur.

Kosova si një shet demokratik, e orientuar kah integrimet euro-atlantike, e përkushtuar për të pasur raporte të mira me kombet e të gjithave civilizimeve, e fokusuar kah organizimi i ekonomisë së tregut me nje popull të emancipuar deri në një nivel mesatar teton të bëj progrese në të gjitha aspektet dhe është evidente që para këtyre progreseve do të paraqiten edhe barierat e ndryshme të cilat pa nje politik largëpamese lëre që nuk do të arrihet progresi, por vjen edhe regresi.

Kosova para vetes e ka një presion për themelimin e “Gjykates Speciale” e cila do të gjykonte “krimet” e supozuara të UÇK-së. Është e qart që Bashkimi Evropian para që t’a zgjeroj unionin e saj me shtete ballkanike tenton zbardhjen e luftërave në ballkan gjatë përiudhës së dekades së fundit të shekullit XX. Por, bota e di që gjenocidin në Kosovë e kreu Serbia, kemi mijëra përsona të pagjetur për të cilat zemrat e nënave derdhin lotë, për të cilat raste shumë fëmijë jetojn me shpresë për kthimin e prinderit të humbur. Si mund të gjykohet luftëra mbrojtëse e UÇK-së që kishte qëllim çlirimin e vendit nga një okupator ?

“Gjykata Speciale” do të ketë pasoja në shtet-formimin e Kosovës pasi që pavarësia e Kosovës u shpall 9 vite pas luftës së UÇK-së dhe do të gjykohen akteret që e formuan shtetin tonë. Edhe pse Kosova ka pak forcë t’i thotë “JO” nderkombëtarëve.

Kosova ka filluar të ndërkombëtarizohet, përmes antarsimit në: Komunitetin Olimpik, FIBA, dhe tani është edhe pjesë e tenisit Evropian. Sporti po ndërkombëtarizohet por qytetaret janë të izoluar si shteti i vetem që nuk ka të drejten e lëvizjes së lirë “Liberalizimi i vizave” si pasoj e kësaj po pengohet ëndërra e shumë të rinjeve që të talentin e tyre t’a shfaqin në arenen ndërkombëtare në emer të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, duhet Kosova t’a formoj FAK-un ( Forcat e Armatosura të Kosovës ) fatketqisht duhen votat e 2/3 të minoriteteve ku dihet që 20 deputet në Kuvendin e Kosoves janë nga Komuniteti Serb. Antarsimi në OKB ( Organizata e kombëve të bashkuara ) si dhe liberalizimi i vizave për t’a ndalur migrimin ilegal duke ju siguruar qytetareve lëvizje të lirë nëpër zonen Shengen

Kemi shumë sfida përpara të cilat bashkëkarisht duhet t’i kalojm, na duhet: motivi, vullneti, puna, atdhedashuria për t’a arritur objektivat e Kosovës që kanë qëllim një vend të barabart të zhvilluar për gjithë qytetaret e Republikës së Kosovë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button