“Konferenca nacionale” për gjimnazistët nga Mali i Zi

Aktivitet shoqërore janë gjithnjë të mirëseardhura, e sidomos në kohën kur njeriu është duke u formuar. Kështu  OJQ “Juventas” dhe  Unioni i nxenësve të shkollave të mesme në bashkëpunim me SHL (Schuler Helfen Leben) organizuan “Konferencën Nacionale” për nxënsat e shkollave të mesme nga Mali i Zi në Budva, më 26-28 mars. Në këtë konferencë, ishin afro 100 gjimnazistë të cilët  patën  mundësinë  të shoqërohën dhe të njihen me informata të ndryshme. Qëllimi i këtij projekti  është forcimi i potencialeve demokratike tek të rinjët në Mal të Zi dhe pjesmarrja e tyre në shoqëri, përmes formimit të një organizate kulmore nacionale të përbërë nga parlamentet e nxënasve nga të gjitha shkollat e mesme në Mal të Zi.  Nga gjimnazi “25 Maji” në Tuz, ishin 2 gjimnazistë,  Ardit Dreshaj dhe Amina Nikoviq.

“ Ishte vërtet një eksperiencë e mrekullueshme të jesh pjesë e këtij aktiviteti, ku jo vetëm se njoftova bashkëmoshatarë nga i gjithë Mali i Zi, por edhe pata rastin të mësoj shumë gjëra të reja. Poashtu pata rastin të bisedoj me disa mysafirë nga Kroacia dhe Serbia, të cilët më biseduan për eksperiencat e tyre. Thjesht mund të them se ja vlen për çdo gjimnazist të jetë pjesë e aktiviteteve të tilla” –shprehet Amina për Dukaj-Press.  Në fund të kësaj konferencë është bërë përzgjedhja e kandidatëve të cilët në vitet në vazhdim do udhëheqin aktivitet e tilla për nxënsat e shkollave të mesme.

Shkruan: Kristjan Gj. Dukaj

Mal i Zi, të rinj

Lajme të ngjashme

Back to top button