Wizz Air vjen me risi të tjera

Kompania ajrore Wizz Air nga 15 maji do ta prezantojë mënyrën e re për selektimin e ulëseve për kënaqësinë e udhëtarëve. Nga 4 Maj deri më 19 Maj të këtij, udhëtarët do të kënaqen në selektimin automatik dhe pa pagesë të ulëseve, e cila do të bëhet pjesë e procesit të rezervimit nga 8 Prilli.

Wizz Air do të lejojë kur do jetë e mundur të selektohen ulëset kur udhëtarët udhëtojnë së bashku.

Ulëset e para, që kanë hapësirë më të madhe dhe janë në rend të parë si nga shërbimi ashtu edhe nëse dëshirojnë që të parët të dalin nga avioni do të kenë kosto më të lartë. .

Udhëtarët do të mund të ndërrojnë ulësen e tyre ose të përzgjedhin një ulëse tjetër për vetëm 1 uro dhe kjo do të bëhet në mënyrë online në ëizzair.com apo ne aplikacionin në celular WIZZ në çdo kohë, 3 orë para nisjes.

Mënyra e re e selektimit do të selektohet vetëm për disa destinacione ndërsa nga 19 maji kjo do të implementohet në të gjitha 360 destinacionet në 110 aeroporte në 37 shtete.

Gjithashtu nga 8 Prilli Wizz Air do të zvogëlojë çmimin e prioriteteve gjatë çekimit për vetëm 2 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button