Kur shoqja e Mijallkovit, Svetlana Kostova u bë gjyqtare e Gjykatës së Lartë Administrative

Emri Svetlana Kostova, një gjyqtare e Gjykatës Administrative të Lartë, e cila dje ishte personazhi kryesor në bisedimet për të negociuar në komisionin me izraelitët, për blerjen e pajisjeve për Ministrinë e Brendshme, është përmendur së pari në takimin e Këshillit Gjyqësor me datë 30.03.11.2011, kur ajo ishte zgjedhur gjyqtare në këtë gjykatë drejtpërdrejt, pa asnjë ditë të vetme përvojë pune më herët në gjyqësor, shkruan portali NovaTV.

Siç shkruan portali, takimi është mbajtur në fund të marsit 4 vjet më parë, Këshilli Gjyqësor i ka përzgjedhur 12 nga 15 gjyqtarë të cilët formuan Gjykatën e Lartë Administrative si gjykatë e re në hapësirën juridike të Maqedonisë.

Kostova ka punuar në policinë e fshehtë dhjetë vjet në pyetësorin e publikuar në faqen e internetit të Komisionit Anti-Korrupsion dhe ka raportuar banesë prej 31 m2 me vlerë 36.300 euro, makinë Toyota Auris me vlerë 14.390 euro, dhe dy kredi prej rreth 18 mijë euro qe mori në 2004 dhe 2014 . Ka rreth 45 vjeç, e pa martuar, shkruan në tekstin tekstin e portalit NovaTV.

Lajme të ngjashme

Back to top button