‘Kyçu nëse je i shkyçur’, MOST shënon ‘Ditën e Demokracisë’

‘Kyçu nëse je i shkyçur’ , është motoja me të cilën Asociacioni ‘MOST’ shënon ditën ndërkombëtare të demokracisë në Maqedoni. Përfaqësuesit e këtij asociacioni thonë se nëpërmjet kësaj fushatë dëshirojnë që të rrisin interesimin e të rinjve për proceset zgjedhore dhe nivelin e ulët të interesimit për pjesëmarrje aktive në proceset demokratike.

”Qëllimi i këtyre ngjarjeve është që të informohen të rinjtë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet për të cilat çështje të lidhura me përfshirjen e tyre në proceset demokratike dhe qytetarinë aktive. Konsiderojmë se të rinjtë nuk janë të informuar sa duhet rreth mundësive të tyre që të përfshihen në proceset demokratike dhe mu për këtë arsye e fillojmë këtë fushatë që është quajtur “Kyçu nëse je i shkyçur”, tha Teodora Popovska,  Asociacioni Qytetar MOST.

Aktivitete të ngjashme për të shënuar ditën ndërkombëtare të demokracisë u mbajtën edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë, në Tetovë, Ohër, Prilep dhe Gjevgjeli. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button