Papunësia në vendet e BE- së shënon rënie, Maqedonia mbetet në krye

Në vendet e BE-së, papunësia shënon rënie. Në muajin shkurt ka pasur më shumë se 18 milion të papunë në euro zonë që do të thotë se ka ulje për 49 mijë persona krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi shërbimi evropian statistikor.

Në vendet anëtare të BE-së papunësia u ulë për 9.8 për qind. Numrin më të vogël të të papunëve e ka Gjermania 4.8 për qind që është niveli më i ulët gjatë 25 viteve dhe Austria 5.3 për qind. Greqia ka numrin më të madh të të papunëve që arrin deri në 26 për qind.

Ku mbetet Maqedonia? Edhe pse në Maqedoni ka ulje të papunësisë numri i të papunëve, serish ka qenë dhe mbetet në krye të listës me 27.6 për qind të të papunëve. Para Maqedonisë është Bosna dhe Kosova, shkruan “Utrinski Vesnik”.

Qeveria mbetet optimiste se statistika e të papunëve do të përmirësohet, respektivisht do të vazhdojë të bie për shkak ët një sërë masash dhe aktivitetesh për punësim a më tepër nga ajo se do të vijnë më shumë investime të huaja. Në zonat industrial vitin e kaluar u punësuan 3.500 veta.

Sipas Agjencisë për punësim, në vit punësohen nga 5 deri në 4 mijë persona me programin për vetëpunësim, subvencioneve dhe kredive për kompanitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button