Barcelona “shopping” në Itali

Ariedo Braida, drejtori sportiv i Barcelonës, ka përzgjedhur disa futbollistë nga Serie A, të cilët kanë potencial për të luajtur në ekipin e Luis Enriques.

Lojtari i cili e ka mahnitur Braidan është sulmuesi i Lazios, Philip Anderson, i cili po shkëlqen në Serie A, raporton e përditshmja sportive katalune, Mundo Deportivo.

Kurse, përveç Andersonit, Braida është duke vëzhguar edhe Mateo Kovacicin (Inter), Paul Pogban (Juventus), Mateo Darmian (Torino), Paulo Dybala (Palerm) dhe Miralem Pjanicin (Roma).

Lajme të ngjashme

Back to top button