Dibër, shpejtësia e palejuar dhe alkooli shkak i aksidenteve rrugore

Stacioni policor i Dibrës, në raportin për sigurim publik për vitin që lamë pas, në sferën e komunikacionit potencon se nëpër rrugët e Dibrës kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente, si rrjedhojë e mos respektimit të rregullave në komunikacion.

Në përputhje me vitin e kaluar, ku kanë ndodhur 77 aksidente rrugore, nga stacioni policor i Dibrës, e cila me aktivitetin e tyre përfshin edhe komunën e Qendrës së Zhupës, këtë sferë e shqyrtojnë si jo problematike.

Shkaku i incidenteve në rrugë janë shpejtësia e madhe në komunikacion, vozitja nën ndikim të alkoolit, mos mbajtja e anës së drejtimit të rrugës, dhe të tjera.

Nga numri i përgjithshëm i incidenteve, 30 kanë ndodhur nëpër lagjet e qytetit, përderisa 29 prej tyre në rrugë të hapura, ku jetën e ka humbur një person ,ndërsa  plagë të lehta kanë marrë pesë persona.

Në saj të thyerjes së ligjit në komunikacion, vjet janë dorëzuar pesë padi penale si dhe 1114 kërkesa si fillim të  akuzave për kundërvajtje ose 36 kërkesa më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Nga policia e Dibrës konstatojnë se ulja e numrit të incidenteve rrugore dhe thyerja e ligjit në vitet e fundit është rezultat i preventivave nga ana e nëpunësve të policisë të cilët rregullisht kontrollojnë pjesëmarrësit në komunikacion dhe për këto akuza ndërrmeren masa të rrepta sa i takon rendin dhe rregullave të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button