Ronaldo: Jam në klubin më të mirë në botë

Siç është zyrtarizuar disa orë më parë, Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën e tij aktuale me Real Madridin, e cila do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2018.

“Është një privilegj të vazhdoj të luaj këtu. Ndihem i lumtur dhe do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanelë. Jam jashtëzakonisht i lumtur të vazhdoj qëndrimin tim”, u shpreh Ronaldo në konferencën e mbajtur për shtyp.

C.Ronaldo

“Ndihem shumë i lumtur. Kam kaluar katër vite këtu dhe është normale të ndihesh i lumtur. Në fakt, ne kemi pasur marrëveshje në fund të sezonit. Është diçka që kam dashur gjithmonë, e njëjta gjë vlen për presidentin”.

“Dua të tregoj dashurinë time për klubin në mënyrën që jam, në mënyrën që kontriboj gjërat në fushë. Dua të falënderoj fansat,presidentin,bashkëlojtarët,drejtorët që mundësuan që vendimi të jetë më i lehtë për mua”.

Ronaldo - K

“Nuk është rreth parave. Ekipi është kryesor. Dua të kontriboj në projektin e së ardhmes të këtij klubi, të vazhdoj të fitoj tituj, ligën,trofe. Për momentin, ndihem mirë dhe dua të vazhdoj me këtë klub për shumë vite”.

Lajme të ngjashme

Back to top button