Disa pjesë të Shkupit, sot pa energji elektrike

Shfrytëzuesit nga rrugët “Stojna Stefkova”, “Pançe Nedelkovski” dhe “Kosta Abrasheviq” në komunën e Çairit sot nga ora 08:30 e deri në orën 14:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 09:00 e deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga bulevardi “Mitropolit Teodosij Gologanov” nr.56, 58, 60, 126, 128 dhe 130 nga rrugët “Hristo Smirnenski” nr.46, 38, 55, 53, 64 dhe 132, “9 Maj” nr. 44, 17 dhe 21 dhe “Ruzveltova” nr. 5, 7 dhe 9 si dhe një pjesë e fabrikës Treska, në komunën Qendër.

Në periudhën nga ora 10:00 e deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Lesnovska” në afërsi të numrit 16, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 edhe shfrytëzuesit e rrugës “Lerinska” nga numri 29 deri në numrin 35, në komunën e Karposhit.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve teknike në elektro-sistemin nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button