fbpx

Menduh Thaçi takohet me Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, me ç’rast u takua me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim është biseduar për çështje me rëndësi për shqiptarët, për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, Shqipëri dhe më gjerë, për procesin integrues të të dy vendeve, si dhe për tema të tjera me interes të përbashkët.

“Kryetari Thaçi ka informuar kryeministrin shqiptar për situatën aktuale politike në vend, bllookimin e proceseve integruese, si dhe për diskriminimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve, gjë që ka varfëruar skajshmërish shqiptarët e Maqedonisë.

Kryeministri i Shqipërisë Rama falënderoi kryetarin e PDSH-së për informatat burimore rreth zhvillimeve në Maqedoni, duke potencuar se Qeveria e Shqipërisë ndjek me vëmendje të veçantë  situatën aktuale politike në Maqedoni”, thonë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button