Mbytet anija në Rusi, të paktën 54 të vdekur

Të paktën 54 persona kanë humbur jetën pasi një anije është mbytur në Rusi. Ekuipazhi i kësaj anije ishte ndërkombëtar. Anija është mbytur në detin e Okhostokut, në afërsi të gadishullit Kamcatka.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, sipas së cilave, 63 persona janë mundur të shpëtohen nga ekuipazhi i shpëtimit të Rusisë, por edhe ata kanë qenë në kushte tepër të këqija dhe nën gjendjen e shokut.

Në bordin e anijes ndodheshin 132 persona, mes së cilëve 78 rusë dhe pjesa tjetër, anëtarë të ekuipazhit, të huaj, qytetarë nga Birmaia, Letonia, Ukraina e Vanuatu.

Shkak i përmbytjes mendohet se është bërë përplasja e një cope akulli me motorin e mjetit lundrues, çka ka shkaktuar avari në drejtimin e anijes. Ndërkaq, vijojnë kërkimet në një distancë prej 300 kilometrash nga porti rus i Magadanit. 15 persona janë shpallur të humbur. /Noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button