Vdes deputeti serb i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Listës serbe në Parlamentin e Kosovës, Velimir Rakiq, rreth 63 vjeçar nga fshati Soçanicë, ka humbur jetën të mërkurën rreth orës 20:00 në një aksident që ka ndodhur në Leposaviq.

Ai është transferuar menjëherë në spitalin e veriut të Mitrovicës, me ç’rast mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ngjarjen e ka konfirmuar shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur afër pompës së benzinës në hyrje të Leposaviqit kur automjeti i viktimës Golf IV është ndeshur me një mjet transportues. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button