MPB: Zaev zbuloi sekret të lartë shtetëror

Konstruksioni i të dyshuarit të katërt në aferën “Puçi”, Zoran Zaev konfirmon njohuritë se qëllimi elementar i rrjetit të agjenturës dhe të përfshirëve të tjerë në këtë rast, është rrëzimi i institucioneve dhe sistemit të sigurisë në R. e Maqedonisë, qëndron në reagimin e Ministrisë së brendshme pas konferencës për shtyp të liderit të LSDM-së.

MPB thekson se të dyshuarit për aferën “Puçi” presin dobësimin e kapaciteteve dhe hapjen e një hapësirë të lirë për realizimin e skenarëve të tyre për rrëzimin e vullnetit të lirë të qytetarëve.

“I tërë opinioni, sot ishte dëshmitar i përpjekjes për involvim të drejtpërdrejtë të institucioneve zyrtare dhe shërbimeve miqësore nga shtetet që disa herë e kanë treguar afërsinë e tyre me R. e Maqedonisë. Që mos të lejojmë të manipulohet opinioni, duam të theksojmë se ajo që sot u publikua paraqet donacion për pajisje e jo për ndjekjen e komunikimeve, por pajisje për pjesëtarët e njësiteve speciale të MPB-së, thuhet në reagim.

Në njoftim thuhet se MPB ka marrë ndihmë prej 5.557.377 euro.

“Bëhet fjalë për mbi 5.5 milion euro, para nga jashtë, ndihmë për efikasitet më të madh të njësiteve speciale. Për gjithë këtë ekziston Marrëveshje zyrtare për donacion që klasifikohet me nivel më të lartë si sekret shtetërorë. I dyshuari i katërt në aferën “Puçi” me paraqitjen e sotme tregoi se është kundër efikasitetit më të madh dhe sigurisë më të madhe personale të njësitit special policor”, qëndron në reagim.

MPB në reagim gjithashtu kërkoi falje nga Ministria izraelite e mbrojtjes për të dhënat e sotme të publikuar në konferencën e shtypit të LSDM-së.

“Ministria e brendshme publikisht i kërkon falje ministrisë izraelite të mbrojtjes për paraqitjen e sotme të turpshme të të dyshuarit të katërt dhe të shpreh bindjen se qëndrimet e njerëzve të këtillë nuk janë qëndrimet zyrtare të R. së Maqedonisë. Shpresoj se marrëdhëniet e afërta dhe bashkëpunimit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në nivel të lartë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button