Fëmijët me autizëm kërkojnë integrim në shoqëri

Fëmijët me autizëm festuan 1 prillin të veshur si dele të zeza me ç’rast  kërkuan të mos përjashtohen nga shoqëria dhe të integrohen sikurse gjithë të tjerët.

Problemi i fëmijëve me autizëm të kuptohet drejt, si dhe shoqëria të ndërgjegjësohet për sëmundjen e cila ka marr hov gjithnjë e më të madh, apelojnë prindërit .

“Kemi ndjenjën se këta fëmijë thjesht trajtohen si dele të zeza në këtë shoqëri, nga vetë diagnostikimi, pastaj në kopshte, shkolla, në të gjitha institucionet e tjera dhe për të gjitha nevojat e tjera që kanë.”, thonë prindërit.

Gjithashtu ata kërkuan që fëmijët e tyre të jenë të pranuar nga mjedisi dhe t’u sigurohen masa përkatëse sociale, shëndetësore dhe edukative. Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maqedoni rreth 140 fëmijë vuajnë prej autizmi, por supozohet se ky numër është shumë më i madh

Lajme të ngjashme

Back to top button