Meksika goditet nga dy stuhi të fuqishme

Meksika është goditur nga dy stuhi të fuqishme – njëra në bregdetin lindor dhe tjetra në atë perëndimor.

Burimet zyrtare thonë se disa mijëra njerëz janë evakuar në bregdetin e Atlantikut, përpara se të godasë uragani Ingrid, i cili do të ketë erëra prej 130 kilometrash në orë.

Ai pritet të zbarkojë në ditët e ardhshme, duke shkaktuar fryrje të lumenjve dhe përmbytje.

Në veri, një stuhi e fuqishme kërcënon të bëhet uragan po ashtu. Ajo tashmë ka goditur bregdetin meksikan në Oqeanin Paqësor.

Zyrtarët thonë se dy nga tre portet kryesore të eksportit të naftës janë mbyllur.

Lajme të ngjashme

Back to top button