Cili vaj për gatim është zgjedhja më e shëndetshme?

Nuk e dini se cili vaj është më i shëndetshmi për gatim? Përdorni vaj ulliri apo luledielli? Këtu janë disa alternativa për një gatim më të shëndetshëm.

Vaji i luleve të verdha

Ky lloj vaji ka 6% yndyrë të ngopur në krahasim me vajin e ullirit i cili ka 14.3%. Ky vaj ka gjithashtu dhjetë herë më shumë sasi të omega-3 dhe 50% më shumë vitaminë E.

Vlerësimi i ekspertit: Është njëri prej vajrave më të shëndetshëm, me një shije delikate. Një shqetësim për ngrohjen e vajit është se sa shpejtë ai fillon të qesë tym. Kjo ndodh kur acidet yndyrore në të oksidohen, duke krijuar radikale të lira të dëmshme. Ky vaj ka një pikë të lartë të tymit, kështu që përdoreni për tiganisje ose pjekje.

Vaji i krundeve

Marrë nga krundet (shtresa e pasur me vitamina nën lëvoren fijore të grurit) dhe embrioni (pjesa e vajosur, pjesa e pasur me lëndë ushqyese në një pjesë të kokrrës). Është i lartë në antioksidantë mbrojtës të tillë si vitaminë E, transmeton Lajmi.net.

Vlerësimi i ekspertit: Përveç vitaminës E të shëndetshme për zemër, ky vaj përmban edhe acid ferulik, i cili ka antioksidantë rë fuqishëm dhe efekte anti-inflamatore, duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe parandalimin e sëmundjeve.

Vaji i kokosit

I nxjerrë nga mishi i bardhë i kokosit, ky vaj është pothuajse 50% acid laurik, një acid më i shëndetshëm yndyror. Është solid në një temperaturë dhome, kështu që nuk mund të përdoret për sallata, por pika e lartë e tij e tymit e bën atë ideal për gatim.

Vlerësimi i ekspertit: Edhe pse është 86% yndyrë e ngopur, hulumtuesit sugjerojnë që yndyra e ngopur e kokosit mund të ndikojë më mirë në trup dhe ka më pak të ngjarë të ruhet si yndyrë e trupit. Megjithatë, përdoreni atë në moderim.

Vaji i farës së kërpit

Më i pasur në acidet yndyrore omega-3, 6 dhe 9 se sa vajrat e tjerë të kuzhinës, dhe ka gjysmën e yndyrës së ngopur që gjendet në vajin e ullirit, transmeton Lajmi.net. Një lugë gjelle siguron 94% të konsumit tuaj ditor të rekomanduar të omega-3.

Vlerësimi i ekspertit: Ky vaj është i gjithanshëm – mund të përdoret për tiganisje, përzhitje dhe për sallata. Është njëri prej alternativave më të shëndetshme, megjithëse aroma ndoshta nuk u pëlqen të gjithëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button