Turqi: sulmohen zyrat qendrore të policisë në Stamboll

Dy persona janë neutralizuar pranë zyrave qendrore të policisë turke në Stamboll, me të gjitha gjasat në përpjekje për të sulmuar këto zyra.

Sipas mediave turke bëhet fjalë për një sulm ndaj policisë. Njëri prej agresorëve, që besohet se është femër, ka gjetur vdekjen, ndërkohë që sulmuesi tjetër ka mbetur i plagosur.

Raportime ende të pakonfirmuara thonë se ka patur një shkëmbim të shkurtër zjarri mes policisë dhe dy sulmuesve.

Në një tjetër incident, disa orë më parë, një person u fut dhunshëm në zyrat qendrore të partisë në pushtet, AK, ndërkohë që një ditë më parë një prokuror u mor peng prej radikalëve të majtë po në Stamboll.

Pengmarrja përfundoi përgjakshëm. Prokurori dhe dy autorët gjetën vdekjen në aksionin e forcave speciale turke./Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button