fbpx

Gjuha e re politike e propagandës

 

– Doktor, vijnë!

– A janë shumë?

– Po, shumë më tepër se herën e kaluar!

(Dialog nga reklama për projektin “Termini im” i Ministrisë për Shëndetësi të Republikës së Maqedonisë.)

 

Shkruan: Zoran Bojarovski

 

Është e njohur se mënyra më e mirë për ta shkatërruar ekonominë e një vendi është t’i zhvlerësosh paratë se saj duke lëshuar në qarkullim sasi të madhe të parave të falsifikuara, për shembull. Njëra nga mënyrat më efektive për ta shkatërruar traditën kulturore të një kombi është që vazhdimisht ta vëndosh në pikëpyetje identitetin e tij. Mënyra më e mirë të zhvlerësohet kapaciteti demokratik i një shoqërie është të korruptohen institucionet dhe të krijohet gjuhë e re, kode të reja të komunikimit dhe me domethënie të re, të cilat nga iluzioni duhet të krijojnë realitet të ri, pasi qytetarët do t’i detyrojnë të pranojnë se është shumë me rëndësi të kalojnë nëpër zbrazëtirat kohore politike, pas të cilave do të gjendet në universin paralel ku e zeza është e bardhë, kriminelët janë engjuj, korrupsioni është shpërblim i fituar me nder…

Në përputhje me kohën në të cilën jetojmë, e cila është e dominuar nga teknologjia dhe mediat , komunikimet si teknologji, shkathtësitë komunikuese si vegla dhe mediat si shërbime, janë mënyrat më të mira për t’i pranuar idetë dhe propozimet se është mirë të kalohet tuneli i zbrazëtirave kohore dhe se drita në fund të tunelit është bota e mirëqenies.

Me fjalë të tjera, të jemi të drejtpërdrejtë, pse Maqedonia nuk di për alegori, epoftegma, metafora, tregime edukative… për shkak se në skenë ka aksion masovik për ndryshim të vlerës së fjalëve dhe të rëndësisë që të promovohet terminologjia e re, e cila duhet t’i shërbejë ideologjisë së çoroditur. Njësoj siç kishte paraparë Xhorxh Orvelli se çka do të ndodhë në “1984” kur flet për “gjuhën e re politike”.

Procesi që zhvillohet para syve tanë është tinzak dhe me pasoja të fshehta, fatale dhe kjo domosdo kërkon një aksion të paskrupullt që të ndërpritet progresi i tillë, ashtu siç do të ishte aksioni, dramatik, për eliminimin e parave të falsifikuara nga tregu dhe vendosja e falsifikatorëve prapa grilave. Për qëndrim më të gjatë. Assesi nuk mund të jetë i pranueshëm relativizimi se “atë janë vetëm fjalë”, për shkak se fjalët janë bartëse të mendimeve, të paramendimeve, dhe ato, siç shohim këto ditë, në masë të madhe udhëheqin me jetën tonë dhe jetët e njerëzve të caktuar, bashkëqytetarë tanë.

Mirëpo, t’i kthehemi realitetit tonë politik dhe të bëjmë një analizë të dallimeve ndërmjet bindjes dhe propagandës dhe të tregojmë se si propaganda ndikon në formimin e mendimit të individëve, të mendimit publik dhe të sjelljes së qytetarëve.

 

TEKNIKAT E PROPAGANDËS QË PËRDOREN MË SHPESH 

Propaganda ka për qëllim ta zëvendësojë mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe çfarë ndjenjash kanë për shoqërinë në të cilën jetojnë dhe për vlerat dhe proritetet që mbisundojnë. Që ta arrijë këtë, propaganda, i përdor këto taktika:

 

Fjalët për miratim – Fjalë të cilat duhet të përdoren vazhdimisht. Disa herë brenda një fjalimi ose paraqitjeje mediatike në kontekst të ndryshëm. Kjo teknikë konsideron se njerëzit do të adaptohen dhe do t’i pranojnë këto fjalë për shkak se pasi që përsëriten aq shumë, patjetër të jenë të rëndësishme. Është shumë me rëndësi që ky fjalor të pranohet edhe nga apologjetët e propaganduesve dhe me këtë edhe ata të marrin pjesë në përditshmërinë e gjuhës së re politike.

Disa nga fjalët më të shpeshta për miratim: “përkushtim”, “shteti mbit të gjitha”, “falas”, “subvencione”, “patriotë”, “rilindja”, “projekte”, “punësime”, “investime”, “24/7″…

 

Fjalët për mosmiratim – Fjalë që duhet të shkaktojnë mospajtim, reagime emotive, etiketim, hidhërim. Edhe këto fjalë, pasi që përsëriten aq shumë, duhet të jenë të rëndësishme dhe duhet të mbahen mend dhe t’u ngjiten kundërshtarëve politikë.

Zgjedhje nga fjalët më të shpeshta për mosmiratim: “tradhëtarë”, “sorosoidë”, “mercenarë”, “gënjeshtra”, “intriga”, “agjentë”, “përgjakin”, “shërbime të huaja”, “porositës”…

 

Përsëritja – Disa fjalë, akuza, etiketa, diskreditime, procese… duhet të përsëriten aq shpesh sa të bëhen “të vërteta”, gjegjësisht ta infektojnë aparatin dëgjues të qytetarëve që të mpihet ndaj sensitivitetit dhe ndaj nevojës për të dyshuar. Jo, nuk ka nevojë të dyshoni. Ne mund t’u “bindim” për këtë.

Zgjedhje nga fjalët, akuzat, etiketat, diskreditimet, proceset e përdorura më shpesh… : “Lideri i opozitës ka blerë vilë ekskluzive në breg të detit…”, “Shërbimet e huaja në bashkëpunim me mercenarët e vendit…”, “Përkrahje për qeverinë nga Këshilli Parlamentar i Këshillit të Evropës…”

 

Eufemizmat – Përdorimi i i fjalës ose shprehjes më të butë për diçka të keqe, të pahijshme, të vrazhdë ose të papërshtatshme për ndonjë situatë është edhe një nga veprimet e propagandës që përdoren më shpesh në gjuhën e re politike të politikanëve të pushtetit dhe të mediave që i përkrahin.

Eufemizmat më të shpeshtë: “konstruksion”, “regji”, “skenar”, “biseda të krijuara”, “të prera dhe të montuara”…

 

Emocionet negative, frika – Emocionet negative dhe frika më shpesh, krijojnë amient të frytshëm për manipulim me teknikat e tjera të propagandës. Ai që e përhap frikën, ai ka edhe zgjidhje për atë frikë.

Zgjedhje të frikave më të shpeshta: “do të zhdukemi”, “konflikte të përgjakshme ndëretnike”,   

 

Censura –  Мendoj se nuk ka nevojë të thuhet asgjë më tepër se sa të shkruhet RTM (shërbimi publik i radiodifuzionit, promovues dhe mbrojtës i interesit publik sipas Ligjit dhe Statusit) > baraz me > censurë.

 

Paraqitjet dhe përkrahja e njerëzve të popullarizuar – КKarvan me njerëz të njohur nga shkenca, kultura, mediat në fushtatë për përkrahjen e një fushate të caktuar.

Burimi: LQMM

 

Edhe ata para nesh e bënin të njëjtën – Në terminologjinë anglo-sanksone të propagandës kjo teknikë njihet si Bandwagon. Ky është momenti kur në mungesë të argumenteve, fokusi zhvendoset te veprimet e paraardhësve nga provinenca tjetër ideologjike, gjegjësisht te veprimet e kundërshtarëve të drejtpërdrejtë politikë.

Zgjedhje e shprehjeve që përdoren më shpesh të stilit “edhe ata para nesh e bënin të njëjtën”: “Në kohën e tyre ata futën 600 gjykatës…”, “Gjatë kohës kur ata ishin në pushtet, në aferën TAT e pësuan qindra qytetarë…”, “Cili qeveri nuk përgjon…”.

 

PROPAGANDË OSE BINDJE

Dhe vetëm disa fjalë për dallimin ndërmjet propagandës dhe bindjes. Propaganda është strategji sistematike, e planifikuar që dikush të bindet të marrë qëndrim ose pozitë të caktuar. Bindja, që të arrihet ky qëllim, në qoftë se shkakton rezonim të gabuar, e me këtë edhe qëndrime të gabuara, mund të jetë vegël e propagandës.

Për dallim nga ky rol, bindja, në qoftë se bazohet në dëshmi dhe argumente të forta, në parim është harmonizim i qëndrimeve të individit kundrejt argumenteve të tjetrit. Ndërsa propaganda ka natyrë institucionale, komponentë të fuqishme ideologjike dhe përdor “bindje” masovike.

Jemi dëshmitarë të kësaj këto ditë, apo jo?

Lajme të ngjashme

Back to top button