Beograd, Shfuqizohet aktvendimi për “Çakallët”

Njësia për krime lufte e Gjykatës së Apelit në Beograd ka revokuar vendimin e shkallës së parë, me të cilin pjesëtarët e formacionit paramilitar “Çakallët” ishin dënuar me burgim shumëvjeçar për shkak të krimeve në fshatrat afër Pejës gjatë vitit 1999. Lënda i është kthyer Gjykatës së Lartë në Serbi për gjykim të sërishëm. Gjykata e Apelit ka komunikuar se “aktvendimi i shkallës së parë ka shkelje esenciale të procedurës penale, sepse faktet e theksuara në aktvendim janë të pakuptueshme dhe në kundërshtim me vetveten”.

Me aktvendimin e shfuqizuar nga Njësia për krime lufte e Gjykatës së lartë në Beograd, të akuzuarit ishin dënuar për vrasjen e 120 civilëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq në Kosovë, në mesin e të cilëve viktima më e re në moshë ka qenë 19 vjet, ndërkaq më e moshuara 87 vjet. Ndryshe, krimi, për të cilin ishin dënuar më parë pjesëtarët e njësisë paraushtarake “Çakallët”, është bërë gjatë prillit dhe majit të vitit 1999, ndërkaq që në padi thuhet se operacioni në fshatrat ku janë kryer vrasjet, nuk ka pasur asnjë qëllim të drejtpërdrejt ushtarak.

Lajme të ngjashme

Back to top button