‘Dhoma me piano’ hap festivalin ‘Vëllezërit Manaki’ në Manastir

Me premierën e filmit maqedonas “Dhoma me piano” të regjisorit Igor Ivanov-Izi mbrëmë në Manastir u hap Festivali i 34-të “Vëllezërit Manaki”, në të cilin deri më 20 shtator do të shfaqen 74 filma.
Festivalin këtë vit me moton “Lëshoje dritën”, të hapur e shpalli presidenti Gjorge Ivanov, i cili është edhe patronat i tij. Në hapjen solemne do t’i dorëzohet çmimit “Kamera e artë 300” për karrierë kinematografit Hoze Luis Anlain, i njohur për bashkëpunimin me regjisorin Pedro Almodovar.

Krahas “Dhoma me piano”, premierë botërore në Manastir do të ketë edhe një film tjetër nga programi kryesor – filmi izraelit “Ëmbëlsira”.

Në programin filma të shkurtër janë 11 në garën për çmim “Kamera e vogël 300”, ndërsa prej tyre dy janë premiera maqedonase “409” dhe “Alerik”. Në bashkëpunim me Akademinë evropiane të filmit do të shfaqen 18 filma të shkurtër.

Këtë vit do të ketë numër rekord të drejtorëve të fotografive që do ta vizitojnë festivalin – do të ketë të ftuar nga 10 filma në konkurencën kryesore, si Filip Kirsamer, Françisko de la Rika, Rimvidis Leipus, Virzhini Sent-Martin, Benoa Soler, Diego Romero, Kshishtov Ptak, Fred Kelemen, regjisorja Xhesika Vudvord..

Në mbyllje do të jetë e pranishme edhe ylli i kinematografisë evropiane, francezja Izabel Iper, e cila në Manastir do të qëndrojë nga data 19 deri më 21 shtator. 

Lajme të ngjashme

Back to top button