fbpx

Agim Ibraimi te Shkëndija

Klubi i Futbollit Shkëndija ka organizuar pritje për dy herë futbollistin më të mirë të Maqedonisë, reprezentues të vendit dhe anëtar të Mariborit të Sllovenisë, Agim Ibraimin. Ish-futbollisti i Shkëndijës është kthyer në klubin amë në një organizim të bërë për nderë të sukseseve që po bën ai në skenën ndërkombëtare, ndërsa gjithashtu që përputhet me kampanjën e kryesisë ‘kuqezi’ për bashkëpunim me të gjithë futbollistët e dalë nga klubi dhe që me sukses prezantohen jashta vendit. Kjo iniciativë u morr në janar të këtij viti kur u parapa që të organizohet pritje për Agim Ibraimin, Ferhan Hasanin dhe Valmir Nafiun dhe e cila përveç tjerave kishte për qëllim që të gjithë ish-futbollistëve ‘kuqezi’ tu hapë dyert e klubit dhe gjithmonë kur të kenë kohë të vizitojnë Shkëndijën pa e ndjerë si pjesë të ndarë të tyre.

Dhe deri sa Hasani vizitoi klubin në janar, Ibraimi dhe Nafiu për shkak të angazhimeve me skuadrat e tyre nuk kishin mundësi t’i bashkohen kësaj iniciative, duke e prolonguar për më vonë. Kështu, duke ditur se Ibraimi këto ditë qëndroi në vendlindje për shkak të angazhimeve që kishte me përfaqësuesen e Maqedonisë, KF Shkëndija shfrytëzoi këtë mundësi për të pritur në zyrat e klubit reprezentuesin, Agim Ibraimi.

 

Në takimin me Ibraimin u fol për shumë tema rreth futbollit, për mënyrën e punës dhe çelësin e sukseseve të Mariborit, eksperiencën e të qenurit pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ndjenjës për t’i shënuar gol gjigandit anglez, Çelsit. Në fund të takimit, në shenjë respekti për praniën e tij në zyrat e klubit, drejtori sportiv Nebi Mustafi, Ibraimit i dhuroi një fanellë të Shkëndijës me numrin ‘10’ dhe me mbiemrin e tij. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button